Basketboll

RAHOVECI GJYSMËFINALISTI I PARË I KUPËS SË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Kosovës, ku Rahoveci ka arritur fitore dramatike përballë Trepçës.

”Vreshtarët” kanë arritur që të mposhtin Trepçën në një sfidë tepër interesante dhe me rezultatin final dhe tepër të ngushtë të sfidës, 66-64.

Rrjedha e sfidës ishte tepër interesante me Trepçën që e nisi shumë më mirë këtë takim, duke e fituar çerekun e parë me rezultat, 5-14. Ndërsa në periodën e dytë, Rahoveci paksa u këndell dhe e fitoi këtë çerek(24-20), ndërsa Trepça shkoi në pushim me avantazh, 29-34.

Në pjesën e dytë, Rahoveci vazhdoi me presion për përmbysjen e rezultatit dhe ia arriti, ‘vreshtarët’ fillimisht e fituan çerekun e tretë, 18-13 dhe 30 minuta lojë u mbyllën baraz, 47-47. Në periodën e fundit që ishte vendimtare, vendosën detajet e vogla. Vëmendja më e madhe e lojtarëve të Rahovecit, bëri që ata të fitonin ngushtë periodën e katërt(19-17) dhe kjo ua solli atyre fitoren e madhe.

Tre basketbollistë të Rahovecit arritën pikë dyshifrore në fitoren e sontme: Isaiah Traylor me 18 pikë, Altin Morina me 16 pikë dhe Arian Qallaku me 15 sosh.

Te Trepça s’mjaftuan për fitore, Drilon Hajrizi me 23 pikë, Dillon Smith me 16 pikë, Stavros Toutziarakis me 12 pikë e as Ivan Koljeviç me 10 pikë.

Me këtë triumf, Rahoveci kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku e pret fituesin e duelit të sontëm, Ylli – Bashkimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.