MARMARINOS ZGJEDH TË NATYRALIZUARIN PËR NDESHJET E SHKURTIT
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, selektori i Kosovës, Christos Marmarinos e ka përzgjedhur edhe basketbollistin e natyralizuar nga Kosova i cili do ti mbrojë ngjyrat e Reprezentacionit tonë në këto dy sfida shumë të vlefshme.
Fundori amerikano-kosovar, Divine Myles i cili njëkohësisht luan edhe për skuadrën e Ponte Prizrenit, do të jetë pjesë e ekipit të Kosovës në këto dy takime shumë të rëndësishme.
Të kujtojmë se natyralizimi i Mylesit te Kosova ishte bërë në vitin 2019 me kërkesën e ish-përzgjedhësit, Damir Mullaomeroviq për ndeshjet e raundit të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021” atë kohë.
Kosova A më 18 Shkurt do të ballafaqohet me Luksemburgun, kurse më 20 Shkurt me Sllovakinë. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Prishtinë dhe të cilat janë të vlefshme për Grupin B parakualifikues për Botërorin 2023.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.