Basketboll

AS PRISHTINA FITON ME PËRMBYSJE TË MADHE NDAJ RIVALIT LOKAL

Prishtinë(AsistiOnline) – As Prishtina e ka fituar me shumë telashe, përballjen e xhiros së 11 në Ligën e parë ndaj rivalit lokal, Prishtina e Re.

Basketbollistët e Valentin Spaqit, kanë mposhtur ata të Albert Sylejmanit me shifrat finale dhe tejet të ngushta të ndeshjes, 76-71.

Pjesa e parë e duelit i takoi në tërësi, Prishtinës së Re që e përmbylli me rezultat, 35-50. Por në pjesën e dytë, lojtarët e As Prishtinës si duket i ‘shtrënguan dhëmbët’ dhe arritën që ta përmbysin krejtësisht rezultatin, duke e fituar përballjen në fund me meritë.

Komplet pesëshja e parë e As Prishtinës realizuan pikë dyshifrore sonte: Don Polloshka(21), Dardan Sejdiu(15), Albatrit Berisha(14), si dhe Alban Latifaj e Ermir Gashi(12).

Te Prishtina e Re s’mjaftuan për fitore: Luftim Cikaqi me 20 pikë e Art Islamaj me 12 sosh.

Pas xhiros së 11-të, As Prishtina gjendet e para në tabelë me 21 pikë, 10 fitore e 1 humbje. Përderisa, Prishtina e Re mbetet e parafundit me 12 pikë, 1 fitore e 10 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Asi i shkon Istogut, ndërsa Prishtina e Re luan si vendase ndaj New Basketit.

/AsistiOnline.com/  

Komentet janë të mbyllura.