Basketboll

KONJUSHA SHKËLQEN NË DEBUTIM TE SHKUPI

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistja kosovare, Irma Konjusha për të cilën AsistiOnline.com ditë më parë raportoi se është bërë me skuadër të re, ka shkëlqyer që ndeshjen e parë.

Konjusha debutoi sot me skuadrën e Shkupit, ndërsa ka qenë larg basketbollistja më e dalluar e skuadrës shqiptare në fitoren e ngushtë ndaj Trokal Kavadartsit me rezultatin, 65-61.

Në këtë duel, Konjusha u tregua e jashtëzakonshme duke më shumë se gjysmën e pikëve të skuadrës së Shkupit, konkretisht plotë 36 pikë, ndërsa arriti shifrat magjike, 36 pikë, 17 asiste dhe 10 kërcime.

Konjusha viteve të fundit ka qenë prej basketbollisteve më të mira në Kosovë, duke luajtur kryesisht te Prishtina e një kohë edhe te Penza.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.