Basketboll

PONTE PRIZRENI FITON THELLË NDAJ BOREAS

Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar ndeshja hapsëse e xhiro-së së XXIII-të në Superligën e Kosovës në basketboll, ndërmjet KB Boreas dhe KB Ponte Prizrenit.

Mysafirët e KB Ponte Prizrenit, kanë mposhtur lehtësisht KB Borean e pafuqishme që po luan me lojtarë juniorë, me shifrat finale të ndeshjes 47-116. Qysh në çerekun e parë, Ponte Prizreni krijoi epërsi 20 pikëshe dhe pas çdo çereku vetëm e rriti atë, duke e fituar krejt në fund takimin me lehtësi.

Më të mirët në triumfin e prizrenasve, që sivjet kanë debutuar në Superligë ishin, amerikani Brandon Sccot që realizoi shifrat magjike në basketboll, tripe-doube(11pk, 14krc, 12ast). Ergin Grosha me double, double(25 krc, 17 ast). Si dhe Leorit Morina me 17 pikë dhe Christophet Waller me 18 pikë.

Tek Borea asnjë prej lojtarëve të ekipit nuk arritën pikë dyshifrore.

Për Ponte Prizrenin, kjo është fitorja e 12 në SUperligë, krahas 11 humbjeve. Përderisa Borea mbetet me 3 fitore, krahas 20 humbjeve.

Xhiro’në e ardhshme, Ponte Prizrenin e pret punë e vështirë ndaj rivalit lokal Bashkimi. Përderisa Borea edhe më vështirë, sepse i shkon liderit të Ligës, KB Prishtinës.

 

Komentet janë të mbyllura.