Basketboll

PANATHINAIKOSI MPOSHT MILANON, FUTET NË ZONËN ”PLAY OFF”

Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar edhe takimi i fundit për këtë xhiro në Euroligë.

Në një takim tejet interesant që u zhvillua në Mediolanum Forum (Milano). Ekipi grek i Panathinaikosit arriti fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme si mysafir i Olimpia Milanos me epilogun final, 83-95.

Në të gjithë çerekët(përpos të tretit), ekipi mysafir i Panas, ishte më i mirë se vendasit e Milanos. Kjo bëri që fitorja të jetë e pashmangshme në fund për ekipin e Ricky Pitinos.

Më efikasët për fitoren e ekipit grek sonte ishin padyshim, i zakonshmi Nick Calathes me double, double(27pk, 14ast), Keith Langford me 17 pikë, si dhe Deshaun Thomas me 15 sosh.

Ndërsa në humbjen e Olimpia Milanos u dalluan, Mindaugas Kuzminskas me 17 pikë e Mike James me 16 të tilla.

Pas kësaj fitore, me aromë play offi, Panathinaikosin javën tjetër e pret një super-duel i vështirë në Greqi ndaj Real Madridit. Përderisa, poashtu Milano do të luajë si vendase ndaj Fenerbahçes.

Komentet janë të mbyllura.