Basketboll

YLLI ME PËRFORCIM TË HUAJ NË POZITAT E TRAPEZIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit e ka përforcuar skuadrën edhe me një lojtar të huaj, pas lëndimeve të shumta me të cilat është ballafaquar.

Therandasit kanë shtuar në skuadër, alo-qendrën amerikane, L.G Gill.

Gill është i gjatë 2.03 centimetra dhe luan në pozitat 4/5 e për të do të jetë përvoja e parë jashtë SHBA-ve, pasiqë deri më tani ka qenë pjesë e skuadrën Iowa Wolves në NBA G League dhe ka pasur mesatare prej, 3.8 pikëve e 3.1 kërcimeve për ndeshje.

Të kujtojmë se skuadra e Yllit po ballafaqohet me lëndime të shumta, ku deri më tani ka mbetur pa dy qendrat e ekipit, Gëzim Morinën dhe Demetris Morantin, por edhe pa fundorin, Mitchell Wilbekin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.