NDESHJE E ZJARRTË MES BOSTON DHE CLIPPERS, ÇEREKU I KATËRT VENDIMTAR PËR FITUES
Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics ia kanë dalë që për herë të parë në këtë sezon të NBA të arrijnë tre fitore njëra-pas tjetrës, të besuarit e Brad Stevens kanë triumfuar me rezultatin e ngushtë 117-112 kundër gjigantëve të perëndimit, L.A Clippers në një duel shumë interesant dhe të barabartë nga fillimi e deri në fund.
Kaëhi Leonard mungoi sot për Tyron Lue, e trajnerit akoma me shumë iu shtuan kokëdhimbjet në fund të çerekut të dytë, atëher kur u lëndua edhe Marcus Morris Sr.
Më i miri në këtë duel ishte lojtari i humbësëve, Paul George i cili realizoi 32 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime, por që në fund nuk mjaftuan ta fitonin këtë duel. Nga ana tjetër tek Bostoni më i miri në parket ishte Kemba Walker që realizoi 25 pikë dhe 6 kërcime.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=BSzYlFVjnu0
Komentet janë të mbyllura.