Under Header

spot_img

NIKOLA JOKIC FUTET NË HISTORI TË NBA-SË

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti serb i Denver Nuggets, Nikola Jokic po vazhdon shkëlqimin e tij në NBA.

Në fitoren e thellë të Nuggets kundër Milwaukee Bucks, 97-128, Jokic luajti me shifrat magjike në basketboll, triple-double(37 pikë, 11 asiste dhe 10 kërcime).

Jokicin e arriti triple-double’in e 50-të në karrierë, duke u bërë lojtari i tretë në histori të NBA-së që e arriti më së shpejti këtë shifër.

Por nuk mbaron me kaq, Jokic gjithashtu u bë lojtari i nëntë që e arriti shifrën e 50 triple-double’ve, pas Oscar Robertson, Russell Westbrook, Magic Johnson, Jason Kidd, LeBron James, Wilt Chamberlain, Larry Bird dhe James Harden.

Analistët e NBA-së thonë, se nëse sezoni i NBA-së do të mbaronte sot, do të ishte e vështirë të zgjidhej dikush tjetër përveç Nikola Jokicit MVP i garës. Jo vetëm që Jokic ka qenë një forcë dominuese në pothuajse çdo ndeshje këtë sezon, por është duke thyer vazhdimisht rekorde sa herë që luajnë Nuggets.

/AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme