PRISHTINA E RE FITON DHE LARGOHET NGA FUNDI
Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina e Re e ka fituar përballjen e vështirë ndaj Megasportit, për tu larguar nga fundi i tabelës në Ligën e parë.
Ekipi i drejtuar nga Albert Sylejmani, ka arritur të mposhtë me meritë skuadrën prizrenase, Megasport me rezultatin final, 78-61.
Agim Hamiti dhe Luftim Cikaqi me nga 20 pikë, si dhe Art Islamaj me 14 sosh, ishin tre individët më të dalluar në fitoren e prishtinasve sonte.
Në anën tjetër te Megasporti vetëm Ardit Osmani arriti pikë dyshifrore me 18 sosh.
Me këtë triumf, Prishtina e Re largohet nga fundi i tabelës dhe gjendet e 9-ta me 16 pikë, 2 fitore e 12 humbje. Ndërsa, Megasporti mbetet i 7-ti me 18 pikë, 4 fitore dhe 10 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina e Re e luan derbin lokal ndaj MH Prishtinës e Megasporti ndeshet me Istogun në Prizren.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.