Basketboll

DON BOSKO NJOFTON ME HUMBJE NIKLIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Don Bosko ia ka shkaktuar humbjen e parë të stinorit, Feronikelit në Ligën e parë.

Derbi i javës në Ligën e parë, i ka takuar ekipit të Valentin Spaçit që ka shënuar fitore të madhe ndaj liderit të tabelës, Feronikelit. Që megjithëse ka fituar ngushtë(70-68). Pa dyshim është fitore e ëmbël, para Play Off-it.

Kjo ndeshje derbi, me plotë meritë e arsyetoi epitetin e derbit. Sepse, deri në fund u zhvillua një lojë burrërore, por në fund Don Bosko u tregua më e mirë, duke fituar takimin për vetëm dy pikë.

Edhe pas kësaj humbje, Nikli mbetet lider i Ligës së parë, me 33 pikë, një më pak se Vëllaznimi dhe do ta nisë Play off-in nga vendi i parë. Përderisa Don Bosko me këtë fitore, forcon pozitën e tretë me 29 pikë.

Para Play Off-it për Superligë, në Ligën e parë ka mbetur vetëm edhe një xhiro për tu zhvilluar.

Komentet janë të mbyllura.