BUNJAKU: ME KONCENTRIM MAKSIMAL, DO MARRIM REZULTAT POZITIV
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej basketbollistëve kryesorë të Yllit në vitet e fundit, Valon Bunjaku e ka parë si tejet të vështirë përballjen e sontme me Bashkimin.
Në një prononcim dhënë AsistiOnline.com, Bunjaku është shfaqur modest dhe i rezervuar sa i përket komentit për këtë sfidë.
”Do të jetë një përballje e vështirë për të dyja skuadrat ku dëshirojnë fitore, Bashkimi ka bërë disa ndryshime në skuadër dhe gjithashtu dëshirojnë rezultate pozitive me trajnerin e ri dhe nuk do të jetë e lehtë për ne. Jemi përgatitur maksimalisht mirë, sepse e dijmë rëndësinë e kësaj ndeshje, ku na nevojitet edhe neve fitorja nga kjo ndeshje. Besoj që do të dalim me rezultat pozitiv me një koncentrim maksimal”, potencoi fundori që vije pikërisht nga qyteti i Prizrenit.
Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.