TREPÇA TREGON ARSYJET E VËRTETA TË LIRIMIT TË KOLJEVICIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët me formën më të mirë te KB Trepça, Ivan Koljeviç është larguar nga skuadra mitrovicase.
Në një postim të tij në Instagram, Koljeviç tha se po largohet nga skuadra e Trepçës për arsyje familjare, porse skuadra e Trepçës nëpërmjet një komunikate zyrtare e ka demantuar këtë dhe ka sqaruar situatën me lojtarin në fjalë.
Në vijim komunikata e KB Trepçës e plotë dhe pa ndërhyrje:
”Të vetëdijshëm se rezultati i ndeshjes me Vëllaznimin ishte dëshpërues për tifozët tanë të shumtë e të zjarrtë, mund të garantojmë të gjithë që po angazhohemi për ta mbajtur klubin dhe skuadrën në nivelin më të lartë.
Si pjesë e këtij synimi, kryesia e klubit ka analizuar gjendjen në skuadër dhe sjelljet dhe angazhimin e akterëve para, gjatë dhe pas ndeshjes me Vëllaznimin. Pas analizës së thuktë dhe shqyrtimit të të gjitha fakteve, kryesia e klubit ka vendosur të shkëpus kontratën me basketbollistin Ivan Koljeviq. Ai gjatë dhe pas ndeshjes me Vëllaznimin ishte destruktiv në raport me skuadrën. Ka fyer kryesinë, trajnerin dhe lojtarët e tjerë. Është hera e dytë që lojtari në fjalë bën sjellje jo të mira dhe jo të pranueshme. Hapësirë për falje më nuk ka, sidomos pas postimit të tij të fundit. Pa biseduar as me kryesinë e as me asnjë anëtar të klubit ai deklaron se shkon për shkaqe familjare, gjë që nuk është e vërtetë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.