Basketboll

PAS LARGIMIT NGA PEJA, DAVITKOV BËHET ME SKUADËR TË RE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i Pejës, Jordanço Davitkov është bërë me skuadër të re.

58 vjeçari nga Koqani i Maqedonisë Veriore, është emëruar në krye të skuadrës nga elita rumune, ”CSM Targu Jiu” tek e cila është prezantuar gjatë ditës së djeshme.

Të kujtojmë se deri para pak javësh, Davitkov ishte trajner i skuadrës kosovare të Pejës, por që u shkarkua nga detyra pas 3 humbjeve rresht.

Davitkov udhëhoqi me Pejën në 10 ndeshje, 4 fitore e 5 humbje në Superligë, si dhe 1 humbje në Superkupë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.