Basketboll

EDONI RIKTHEHET DHE KONTRIBON SHUMË NË FITOREN E PARNUS

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas vetëm një jave pushim nga lëndimi i lehtë në krah, Edon Maxhuni është rikthyer në aksion me skuadrën e Parnus.

Parnu e fitoi duelin ndaj Tallinna Kalevit në kuadër të elitën estoneze me 11 pikë dallim, 77-66.

Në këtë duel, Edoni u paraqit për 27 minuta dhe ishte afër dyshifrorit të dyfishtë(11pk, 9 ast, 1krc).

Skuadra e Parnus gjendet në pozitën e dytë në tabelë në elitën estoneze, ndërsa edhe në Ligën Baltike e ka siguruar ‘play off’-in.

Maxhuni sivjet është basketbollisti më i dalluar i Parnus, madje ndër më të dalluarit e Ligës Baltike me mesatare, 17 pikë, 4.9 asiste e 1.8 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.