Basketboll

PEJA MPOSHT VLLAZNINË, ARRIN GJYSMËFINALEN E LIGËS UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar me fitoren e Pejës, ndeshja e parë dhe historike e Ligës Unike të basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në çerekefinalen e parë që përfundoi çaste më parë, skuadra kosovare e Pejës ka arritur të mposhtë, ekipin shqiptar nga Shkodra, Vllazninë me rezultat të përgjithshëm 73-90.

Ishte skuadra e Vllaznisë ajo që e nisi më mirë këtë duel, duke fituar çerekun e parë ngushtë 17-16, ndërsa në të dytin Peja e kapi ritmin e ndeshjes dhe e fitoi, 17-26 e pjesa e parë u mbyll,

Në pjesën e dytë, gjithçka e  ndeshjes i takoi Pejës që fitoi dy periodat vendimtare(19-23, 20-25), për të konfirmuar formën e lartë në ndeshjet e fundit dhe fitoren e merituar.

Brandon Walters e Dardan Berisha shkëlqyen në këtë fitore të Pejës sot: Walters luajti me double-double(23pk, 15krc), ‘Dali’ shënoi 26 pikë, të ndihmuar edhe nga Leron Dendy 12 pikë e Rron Grapci me 10 sosh.

Te Vllaznia me lojë të mirë u dalluan: Jeron Cooper me 21 pikë e Gerard Tarin me 15 sosh.

Me këtë triumf, Peja arrin në gjysmëfinale të Ligës Unike, atje ku e pret skuadra tjetër kosovare, Rahoveci që kaloi tutje pa luajtur.

Ndërsa, Vllaznia me këtë humbje eliminohet nga garat e Ligës Unike.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.