Basketboll

SOT DY ÇEREKFINALET E FUNDIT TË LIGËS UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Liga Unike e basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë, vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit çerekfinale.

Në ndeshjen e parë që nisë nga ora 16:00, takohen dy skuadrat nga Shqipëria, Goga Basket – Tirana, që do të tentojnë të mposhtin njëra tjetrën.

Ndërsa në duelin e fundit çerekfinal i cili starton nga ora 19:00, takohen dy skuadrat kosovare, Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli, që synojnë poashtu kualifikimin në gjysmëfinale.

Të dyja ndeshjet transmetohen direkt në Platformën numër një në shqiptari, Artmotion. Ndërsa rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportet finale të ndeshjeve e gjithçka tjetër rreth tyre i gjeni në portalin e vetëm shqiptar, kushtuar ekskluvisht basketbollit – AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.