Basketboll

SHPËRTHEJNË SHTYERJET DHE SHUPLAKAT NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Në ndeshjen mes ish-kampionëve dhe kampionëve aktualë të NBA-së, që u zhvillua dje pati edhe momente të kacafytjes fizike mes lojtarëve.

Montrezl Harell i LA Lakers dhe OG Anunoby i Raptors u përjashtuan nga loja pasi patën një përleshje në mes vete të cilën në fakt e inicoi Dennis Schroder.

Schroder shkaktoi një ndërhyrje të ashpër ndaj OG Anunoby e ky i fundit më pas tentoi ta sulmonte dhe u përgjigj duke kapur këmbën e kundërshtarit e duke e rrëzuar në tokë.

Por nuk mjaftoi me kaq, më pas u paraqit në ”shfaqje” njeriu i cili nuk ju priton këtyre gjërave, Montrezl Harrell i cili bëri disa të shtyra rivalit të tij dhe një shuplakë në ajër që shkaktoi tollovinë.

Pas konsultimeve mes veti, referët e takimit përjashtuan OG Anunobyn dhe Montrezl Harrellin të cilët tani mund të pësojnë edhe më shumë, ngase pritet ti sanksionojë komisioni diciplinor i NBA-së.

/AsistiOnline.com/

Momentet e përleshjes mund ti ndiqni në video:

Komentet janë të mbyllura.