DERBI LOKAL I TAKON BASHKIMIT
Prishtinë (AsistiOnline) – Bashkimi ka mposhtur Ponte Prizrenin në derbin e rivalëve lokalë, nga po i njëjti qytet, në xhiron e 24-të të elitës së Basketbollit Kosovar, sonte.
Në një ndeshje të shumë pritur, Bashkimi ka mposhtur rivalin e qytetit Ponte Prizrenin me shifrat finale, 84-91.
Qysh nga fillimi i takimit e deri në fund, Bashkimi e kishte epërsinë. Fillimisht, çereku i parë nisi barabartë, por Bashkimi e mbylli në epërsi, 20-24. Ndërsa në çerekun e dytë, lojtarët e Sarinit vetëm e rritën atë, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 20 pikëshe(33-53).
Përderisa, në çerekun e tretë Prizreni e ngushtoj epërsinë, por jo mjaftueshëm sa për ta rikthyer ndeshjen(59-72). E krejt në fund, në çerekun e fundit, Ponte Prizreni rriti edhe më shumë presionin, duke e ngushtuar epërsinë deri në 8 pikë, por Bashkimi ishte i vëmendshëm dhe në fund, realizoi fitore me shije Play Off-i.
I zakonshmi Jordan Capps me 26 pikë, Ujkan Karanezi me double-double(10pk, 11krc), si dhe Michael Martin me 15 pikë e Steven Haney me 12 sosh, ishin individët më të dalluar në fitoren e Bashkimit sonte.
Tek Ponte Prizreni për fitore nuk mjaftoi, double-double i Malcolm Canadas(25pk, 11krc), 22 pikët e Urim Zenelajt, si dhe 12 pikët e Brandon Sccotit, asnjë nga lojtarët e tjerë të ekipit të Pontes, nuk arritën pikë dyshifrore.
Pas kësaj fitore të Bashkimit, ky i fundit barazohet me pikë, pikërisht me Ponte Prizrenin. Dhe tashmë të dyja ekipet e ndajnë pozitën e 4-të, në tabelë me nga 36 pikë secila.
Komentet janë të mbyllura.