Basketboll

VËLLAZNIMI BIE NGA ELITA E TREPÇA PËR TË DYTIN VIT RRESHT NË “PLAY OUT”

Prishtinë(AsistiOnline) – Me dy ndeshjet e sotme të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës, janë kristalizuar shumica e gjërave të padefinuara.

Me fitoren e Prishtinës ndaj Bashkimit, Vëllaznimi i Gjakovës ka rënë nga Superliga për në Ligën e parë dhe me humbjen nga Ponte Prizreni, Trepça do të luajë në “play out”.

Prishtina sonte e mposhti Bashkimin dhe arriti ti shpëtojë ”play out”-it dhe madje të futet në ”play off”. Ndërsa, humbja e Trepçës nga Bashkimi, mitrovicasve ua humbi pozitën e ”play off”-it, madje i dërgoi në ”play out”.

Edhe Vëllaznimi e edhe Trepça, sivjet treguan lojëra të jashtëzakonshme dhe mëkat që Vëllaznimi do të bie direkt, ngase ishte fantastik sidomos në pranverë.

E vetmja gjë e padefinuar në Superligën e Kosovës, tash do të jetë lufta për pozitën e dytë. Ku nesër ndeshen, Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli dhe do të mësohet edhe kjo dilemë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.