Basketboll

500 EURO DËNIME NË XHIRON E FUNDIT TË STINORIT TË RREGULLT

Prishtinë(AsistiOnline) – As xhiroja e fundit në Superligën e Kosovës te meshkujt, nuk ka kaluar pa dënime të shqiptuara nga Komesari i Garave të FBK-së.

Thyerja e rregulloreve të institucionit kryesor të basketbollit në vendin tonë, ju ka kushtuar me dënime në të holla, pjestarëve të ekipeve si Prishtina, Bashkimi, por edhe Ylli.

Tevin Mack i Sigal Prishtinës konform nenit 50.1 të PG është dënuar me 100 euro e poashtu komplet skuadra kryeqytetase konform nenit 48.14 të PG është dënuar me 50 euro.

Ndërsa nga Bashkimi, lojtari Ujkan Karanezi konform nenit 50.1 të PG është dënuar me 100 euro, si dhe kryetrajneri i ekipit portokallinjë, Franko Sterle konform nenit 50.2 të PG është dënuar me 150 euro.

Dhe në fund, Gëzim Morina i Golden Eagle Yllit konform nenit 50.1 të PG është dënuar me 100 euro.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.