Basketboll

WARRIORS MPOSHTIN DENVERIN, CURRY NË HISTORI ME PERFORMANCË TË BUJSHME

Prishtinë(AsistiOnline) – Mëngjesi i së martës në NBA ishte rezervuar për triumfin e Golden State Warriors ndaj Denver Nuggets me rezultatin 116:107 në një ndeshje të luftuar dhe me shumë kthesa në rezultat që në fund krejt u fitua nga të besuarit e Steve Kerr përshkak edhe të performancës briliante të Stephen Curry-t.

Curry qysh në çerekun e parë realizoi 24 pikë për ta thyer rekordin e Wilt Chamberlain duke u bërë kështu lojtari që shënon më së shumti pikë me fanellën e luftëtarëve, teksa performancën fantastike e vazhdoi edhe më tutje për ta mbyllur duelin me 53 pikë dhe 6 kërcime, nga të cilat 10 trepikësha.

Nga ana tjetër nuk mjaftuan performancat e mira të Jokiç dhe Porter Jr. pasi që Denveri mori humbjen e 20-të sezonale.

Me këtë triumf Golden State futen fuqishëm në garën për pozitat e playoff, edhe pse këtë fazë me gjasë do të duhet ta kërkojnë përmes “play in” fillimisht.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=6uoJvbtZZfA

Komentet janë të mbyllura.