Basketboll

SONTE NXEHTË EDHE NË ‘’MINATORI’’

Prishtinë (AsistiOnline) – Padyshim, që sonte na pret edhe një ndeshje tejet interesante në elitën e Basketbollit Kosovar.

Në kuadër të xhiros së 24-të, ndeshja përmbyllëse e kësaj jave luhet në ‘’Minatori’’ të Mitrovicës. Aty ku Trepça i bën konak, debutuesit të Superligës, Lipjanit.

Edhe ky takim, pritet të jetë tejet interesant. Për faktin se Trepça tradicionalisht luan mirë si vendase, por në anën tjetër edhe Lipjani në stinorin pranverorë, po luan me fytyrë krejtësisht ndryshe, për dallim nga vjeshta.

Ky takim, nis nga ora 20:30. Përderisa transmetohet në Platformë më atraktive në vend, ArtMotion. E cila po bën, padyshim revolucion në Basketbollin tonë.

Komentet janë të mbyllura.