PROBLEMET ME SHËNDETIN E DETYROJNË NË PENSIONIM TË PARAKOHSHËM!
Prishtinë(AsistiOnline) – Shtatë herë NBA All-Star lojtari, LaMarcus Aldridge ka vendosur të tërhiqet nga loja aktive e basketbollit, siç njoftoi të enjten ai personalisht në mediat e tij sociale.
Vendimi i Aldrige erdhi pas një problemi shëndetësor me një rrahje zemre të parregullt të cilën ai e përshkroi si një nga gjërat më të frikshme që ka përjetuar në jetën e tij.
“Unë e shkruaj këtë letër me zemër të lënduar“, fillon mesazhi lamtumirës i Aldridge, i cili u postua në mediat sociale të enjten në mëngjes. Shtatë herë All-Star lojtari tregon detajet se si gjatë ndeshjes së tij të fundit me Brooklyn Nets(vs Lakers), ai filloi të përjetonte një rrahje zemre të parregullt. Aldridge tha se ritmi po i përkeqësohej gjatë natës, “gjë që më shqetësoi edhe më shumë“.
Aldridge lajmëroi skuadrën e Nets dhe shkoi në spital për të vlerësuar çështjen shëndetësore. Qendra amerikane tha se erdhi deri te vendimi për t’u pensionuar në mënyrë që të vinte shëndetin dhe familjen në rend të parë.
“Për 15 vjet, unë e kam vënë basketbollin në radhë të parë dhe tani, është koha të vendos shëndetin dhe familjen time në radhë të parë“, kishte shkruajtur Aldridge në një pjesë të njoftimit të tij emocional për pensionin të cilin të plotë mund ta lexoni më poshtë.
— LaMarcus Aldridge (@aldridge_12) April 15, 2021
Aldridge kishte probleme me zemrën edhe në të kaluarën dhe ishte diagnostikuar me sindromën ”Wolff-Parkinson-White” – një anomali që mund të shkaktojë rrahje të shpejta të zemrës dhe kjo është e rrezikshme sidomos kur Aldrige është aktiv në basketboll.
Muajin e kaluar, Aldridge dhe San Antonio Spurs kishin rënë dakord për mbylljen e gjatë të bashkëpunimit që kishin dhe pas kësaj, Aldrige nënshkroi një kontratë 1-vjeçare me ekipin e Brooklyn Nets, por që si duket nuk ka qenë ‘kismet’ të luajë më shumë
Aldrige u draftua në NBA nga Chicago Bulls (kolegji – Texas Longhorns) në vitin 2006, por që u tregua direkt nga Portlandi dhe në karrierën përmbi 15 vjeçare të tij në NBA, ka luajtur në tri skuadra të kësaj lige madhështore: Portland Trail Blazers(2006-2015), San Antonio Spurs(2015-2021) dhe së fundmi në Brooklyn Nets(2021) me të cilët në 5 ndeshje luajti me mesatare, 12.8 pikë, 4.8 kërcime e 2.6 asiste për ndeshje.
Në tërë karrierën e tij si lojtar në NBA, Aldrige ka luajtur me mesatare fantastike 19.4 pikëve për ndeshje duke lënë gjurmë të pashlyeshme.
Periudhën më të ndritshme në karrierë, Aldrige e pati te San Antonio Spurs nën-urdhërat e trajnerit legjendar, Gregg Popovich, ai është një nga vetëm gjashtë lojtarët në historinë e Spurs që ka më shumë se 7,000 pikë dhe 3,000 kërcime të realizuara në tërë historinë e ekipit nga Teksasi.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=EiaiQyU4e8M
Komentet janë të mbyllura.