Basketboll

WALTERS SHKËLQEN, PEJA E NISË ”PLAY OFF”-IN ME ‘KËMBË TË HAJRIT’

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja e ka fituar duelin e parë të ”play off”-it në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Prishtinën në ”Karagaçi”.

Verdhezinjët kanë triumfuar ndaj Prishtinës më lehtë se që është pritur 106-77.

Ishte kjo një fitore e lehtë për pejanët, marrë parasysh faktin se dominuan tri perioda të takimit (31-21, 25-22, 28-10), ndërsa e humbën vetëm një dhe atë ngushtë (22-24) e fitorja natyrisht që ishte e pashmangshme.

Rolin kryesorë në fitoren e pejanëve sonte e patën dyshja e trapezit, Walters e Shoshi. Ndërsa, katër individë arritën dyshifrorë të dyfishtë: Brandon Walter për 33 minuta lojë arriti (36pk, 16krc), Lis Shoshi (18pk, 14krc), Leron Dendy (23pk, 11krc) dhe A.J Walton (14pk, 11ast).

Te Prishtina s’mjaftuan për fitore: Fis Rugova me 16 pikë, Seth Leday me 15 pikë, Nigel Johnson me 13 pikë e Muhamedali Janjeva me 12 sosh.

Ndeshja e dytë e serisë mes Pejës dhe Prishtinës luhet të martën në Prishtinës, ndërsa skuadra që arrin tri fitore, kualifikohet në gjysmëfinale ku e pret Ponte Prizreni.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.