Basketboll

BROOKLYNI PA DURANTIN E HARDENIN TRIUMFOJNË NDAJ PELIKANËVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Në ndeshjen që u transmetua drejtpërdrejt në Art Motion, mes Neë Orleans Pelicans dhe Brooklyn Nets, përfundoi në të mirë të këtyre të fundit me rezultat 134-129.

Brooklyni që u privua nga mungesa e 7 lojtarëve, arriti që të fitoj me shumë vështirësi në “Smoothie King Center” fal lojës ekipore nga djelmoshat e Steve Nash.

Gjatë gjithë kohës, rezultati ishte pothuajse i barabartë mes dy skuadrave, por çereku i katërt ishte vendimtar për triumfin e “rrjetave” nga Brooklyni.

Te skuadra e Steve Nash, plotë 7 lojtarë kompletuan pikë dyshifrore. Më i miri padyshim ka qenë Kyrie Irving me 32 pikë dhe kontriboi me 8 asistime. 24 pikë i shënoi Joe Harris ndërsa double double numër një këtë sezon e kompletoi Bruce Broën me 11 pikë e 11 kërcime.

Te Pelikanët, edhe një herë u dalluan Williamsoni me Ingramin. Dyshja sëbashku në këtë ndeshje shënuan 60 pikë apo 46% e pikëve të skuadrës. Te Neë Orleansi ishin 5 lojtarë me pikë dyshifrore.

Brooklyn Nets tani ka 39 fitore e 19 humbje dhe rënditet në vendin e dytë të lindjes ndërsa Neë Orleans Pelicans ka regjistruar humbjen e 4 rresht dhe regjistron 25 fitore e 33 humbje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=gObWCTrtQ8w

Komentet janë të mbyllura.