Basketboll

PHOENIX MPOSHT LIDERËT E LINDJES, EMBIID ME GJUAJTJEN MË TË PA FAT TË VITIT[VIDEO]

Prishtinë(AsistiOnline) – Phoenix Suns kanë fituar me vështirësi në ndeshjen që e luajtën mëngjesin e së enjtës kundër një kundërshtari mjaftë të vështirë si Philadelphia 76ers që mbajnë pozitën e parë në bregun lindor.

Në fakt ky duel mund të kishte shkuar në vazhdime, po të kishte vetëm pak më shumë fat Joeel Embiid i cili në sekondën e fundit lansoi një projektil i cili u mat të futej apo jo brenda koshit dhe në fund nuk shkoi aty ku duhej për 76ers.

VIDEO E GJUAJTJES:

Me 28 pikë dhe 8 asistime edhe njëher tjetër Chris Paul ishte lider për skuadrën nga Phoenix, teksa edhe Devin Booker shënoi 19 pikë dhe Mikal Bridges 18 sosh. Nga ana tjetër si çdo herë, Joel Embiid ishte spektakolar me 38 pikë dhe 17 kërcime, por për fat të keq nuk arriti ta ndihmoj skuadrën e tij drejt fitores.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.