Basketboll

CAKTOHET ORARI I NDESHJEVE TË ”PLAY OUT”-IT

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas përfundimit të finales së Ligës së parë dhe me humbjen e Istogut nga Drita, tashmë janë përcaktuar rivalët që do të ndeshen për një vend në elitë në stinorin e ardhshëm.

Trepça që mbeti si e parafundit në stinorin e rregullt të Superligës dhe Istogu që humbi në finale të Ligës së parë ndaj Dritës, do të sfidohen në dy ndeshje të fazës së ”play out”-it, për të përcaktuar se kush do të mbetet në elitë.

Ndeshjen e parë, Trepça dhe Istogu do ta zhvillojnë më 26 prill, që i bie në këtë të hënë nga ora 17:00. Ndërsa, ndeshja e dytë do të luhet pas tri ditëve(ditë e enjte), poashtu nga ora 17:00.

Vlen të ceket se skuadra që arrin koshaverazh më të mirë nga këto dy ndeshje, garon edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.