Basketboll

PEJA E NISË GJYSMËFINALEN ME FITORE TË MADHE NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Dueli i dytë gjysmëfinal i ”play off”-it të Superligës së Kosovës i ka takuar Pejës që ka mposhtur Ponte Prizrenin në ndeshjen e parë.

Verdhezinjët nga Peja kanë triumfuar në udhëtim te Ponte Prizreni me rezultat 92-100.

Në fakt, Ponte Prizreni e nisi shumë më mirë ndeshjen duke fituar çerekun e parë 36-26, por që Peja u këndell shpejtë dhe e fitoi të dytin 14-22 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të ngushtë 50-48.

Në pjesën e dytë, Peja e fitoi fillimisht bindshëm çerekun e tretë 20-29 dhe e nisi periodën vendimtare me avantazh 7 pikësh (70-77), ndërsa në çerekun e fundit pejanët e ruajtën avantazhin e krijuar, për ta fituar ngushtë edhe periudhën e fundit (22-23) dhe siguruan fitoren e madhe.

Brandon Walters si zakonisht ishte më i disponuari te Peja në fitore me mesataren e zakonshme (25pk, 16krc), Dardan Berisha luajti me 18 pikë, A.J Walton realizoi double-double poashtu(15pk, 16ast), 15 pikë i shtoi edhe Rron Grapci e Lis Shoshi kompletoi double-double(11pk, 10krc).

Te Ponte Prizreni s’mjaftuan për fitore, Kwame Vaughn e Arti Hajdari me nga 25 pikë secili, të ndihmuar edhe nga Divine Myles me 21 sosh.

Kjo fitore i siguron Pejës avantazhin në serinë gjysmëfinale 1-0 dhe ndeshja e rradhës që poashtu zhvillohet në Prizren, luhet të martën.

Vlen të ceket se ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finale të ”play off”-it.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.