Basketboll

BAVAREZËT S’DORËZOHEN, NGUSHTOJNË SERINË NË SHTËPI

Prishtinë(AsistiOnline) – Bayerni i Mynihur e ka ngushtuar serinë çerekfinale ndaj Milanos në Euroligë.

Bavarezët kanë triumfuar në ndeshjen e tretë të serisë ndaj Olimpia Milanos në shtëpi 85-79.

Me këtë fitore të Bayernit, seria ngushtohet në 2-1 në të mirë të Milanos dhe edhe ndeshja e katërt zhvillohet në Gjermani.

Individët më të merituar për këtë fitore me vlerë të madhe të Bayernit sonte ishin: Vladimir Lucic me 27 pikë e Wade Baldwin me 11 sosh.

Te Milano s’mjaftuan për fitore, Malcolm Delaney me 18 pikë e Sergio Rodriguez me 11 sosh.

Fituesi i këtij dueli, ndeshet në finale me CSKA Moskën që sonte siguroi gjysmëfinalen, duke mposhtur 3-0 në seri Fenerbahçen.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.