YLLI I MOTIVUAR PËR FINALE, RAHOVECI S’ËSHTË DORËZUAR
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e katërt çerekfinale e Superligës së Kosovës, zhvillohet sonte edhe në serinë mes Yllit dhe Rahovecit.
Therandasit do të tentojnë kalimin në finale sonte, pas dy fitoreve rresht dhe marrjes së avantazhit në 2-1 e Rahoveci do të synojë barazimin e serisë për ta kërkuar finalen në ndeshjen e pestë.
Në këtë seri por edhe përballjet e tjera mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe sonte në ”13 Qershori” të Therandës.
Ndeshja do të transmetohet direkt në Artmotion nga ora 20:15 e si zakonisht, rezultatin pas çdo çereku por edhe raportin final të ndeshjes do të mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.