Basketboll

ZALGIRISI FITON NË GREQI, FUTET NË ZONËN ”PLAY OFF”

Prishtinë (AsistiOnline) – Zalgiris Kaunas e ka fituar super-ndeshjen ndaj Olympiacosit si mysafir në Greqi.

Njëra ndër ndeshjet më të forta të kësaj xhiro në Euroligëm në mes të, Olympiacosit dhe Zalgirisit, ju ka takuar këtyre të fundit që me fitore(68-72), janë futur në zonën Play Off, të kësaj gare.

Ndeshja nisi më mirë për Olympiacosin që e fitoi çerekun e parë me shifrat, 18-16. E poashtu edhe çereku i dytë iu takoi venasve nga Greqia, 20-18.

Por në pjesën e dytë, Zalgirisi bëri rikthimin e madh, fillimisht e fitoi çerekun e tretë, 13-14. Përderisa në pjesë lojën e fundit e tronditi ekipin grek, duke e fituar këtë çerek, me +7 pikë, 17-24. Kjo lojë e mirë, Zalgirisit iu shpërblye me fitore sonte.

Përderisa më meritorët për fitoren e lituanezëve sonte ishin, Aaron White me 14 pikë, Brandon Davies me 13 pikë, si dhe Leo Westermann me 11 sosh.

Tek grekët u dalluan, Briante Weber me 26 pikë si dhe Nikola Milutinov me 17 sosh, por që ishin të pamjaftueshme për fitore.

Pas këtij takimi, Zalgirisi futet në Zonën Play Off, konkretisht në pozitën e 8-të. Përderisa, Olympiakosi gjendet momentalisht jashtë Play Off-it në pozitën e 11-të.

Komentet janë të mbyllura.