PONTE PRIZRENI LËSHON EDHE NJË REAGIM PËR INCIDENTIN ME PEJËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka lëshuar edhe një komunikatë për media në lidhje me incidentin që ndodhi në ndeshjen me Pejën.
Në këtë reagim të klubit nga Prizreni, thuhet se në komunikatën e parë të lëshuar ku u përmend emri i Dardan Berishës si ”ish reprezentuesi polak”, Ponte Prizreni distancohet nga kjo gjuhë e përdorur pas ndeshjes dhe kërkon falje publike për ngutinë e adminit të faqes.
Reagim!
KB PONTE PRIZRENI menjëherë ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me atë që ndodhi në ndeshjen e fundit.
KB PONTE PRIZRENI distancohet nga deklarata e pas ndeshjes në lidhje me Dardan Berishën dhe kërkon falje publike për ngutinë e adminit të faqes.
Basketbolli është sport që afron të gjithë dhe ne si klub këtë e kemi dëshmuar me rastin që kemi qenë promoterë të basketbollit.
Dhuna nuk ka vend në sport, këtë asnjëherë se dëshirojmë. Pamjet janë evidente, FBK duhet të del me një vendim të drejtë për ata të cilët ishin protagonistë të rastit.
Kjo deklaratë nuk ka qenë me bindjet e zyrtarëve të klubit dhe si i tillë admini i faqes është përjashtuar nga detyra.
Kjo edhe njëherë e potencojmë, se ka ardhur si pasojë e gjyqtarëve të cilët nuk kontrolluan ndeshjen.
Prizren 05.05.2021,
Kryetari: Zgjim Kryeziu
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.