BILANCI I DUELEVE DIREKTE PEJËS DHE YLLIT SIVJET
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja dhe Ylli në këtë stinor janë takuar plotë 7 herë(përfshirë edhe ndeshjen e fundit të ”play off”-it) në të gjitha garat, ku 6 fitore i ka Ylli e vetëm 1 Peja.
Fitoren e vetme ndaj Yllit sivjet, Peja e ka në ndeshjen e parë të Superligës, kur e kishte mposhtur Yllin në ”Karagaç” më 8 dhjetor 2020 me rezultat 70-80. Duel në të cilin kishte spikatur Dardan Berisha me 29 pikë e te Ylli, Valon Bunjaku me 16 sosh.
Në duelet e tjera në vijim në të gjitha ka fituar Ylli, më 6 janar në ”13 Qeshori” therandasit kishin mposhtur Pejën 89-73. Ku ishte dalluar, Cody John me 27 pikë e te Peja Robert Cartwright me 25 pikë.
Në ndeshjen e rradhës më 3 mars, Ylli kishte mposhtur përsëri Pejën 77-88, nën-regjinë e Valon Bunjakut që kishte shënuar 24 pikë e te Peja s’kishte mjaftuar Brandon Walters me 31 pikë e 17 kërcime.
Dhe në ndeshjen e fundit në elitë e zhvilluar më 3 prill, Ylli mposhti prap Pejën 78-74 me L.G Gill si koshashënuesi më i miri me 16 pikë e te Peja s’kishte mjaftuar Leron Dendy me 18 pikë.
Peja dhe Ylli sivjet u takuan edhe në finalen historike të Ligës Unike, ku therandasit mposhtën pejanët 79-82. Ku ishte veçuar Erjon Kastrati me 21 pikë e te Peja A.J Walton me 25 pikë.
Ylli mposhti Pejën në ndeshjen e parë të serisë finale të Superligës së Kosovës, 75-83 e ku për fitoren e therandasve shkëlqeu, Erjon Kastrati me 26 pikë te Peja s’mjaftoi, Leron Dendy me 17 pikë.
Ndërsa në ndeshjen e fundit të zhvilluar të dielën që lamë pas, Ylli mposhti Pejën në formë dramatike me treshen e Erjon Kastratit 75-73. Demetris Morant me double-double(17pk 10krc) u dallua në triumfin e rradhës së therandasve, ndërsa te pejanët s’mjaftoi Dardan Berisha me 29 pikë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.