Basketboll

SENZACION NË SUHAREKË: YLLI PËRMBYS REZULTATIN MPOSHT PONTE PRIZRENIN

Ka përfunduar derbi në mes të, Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit, i vlefshëm për xhiron e 25-të të Superligës së Basketbollit tonë.

Skuadra suharekase, Golden Eagle Ylli ka bërë një rikthim të madh në ndeshjen e sontme. Duke arritur që vetëm në çerekun e fundit, ta fitojë lojën(88-83).

Ishte ekipi i Ponte Prizrenit që e nisi më mirë takimin, duke e mbyllur çerekun e parë, 18-30. E në çerekun e dytë, Ylli u këndell duke e fituar këtë çerek, 24-16.

Në pjesën e dytë, ishte ndeshje e baraspeshuar për faktin s eky çerek u mbyllë, shumë afër në rezultat me pikë të shënuara, 16-15. Ndërsa dallimi më i madh në ndeshje u bë në çerekun e fundit, kur Ylli shënoi +8 pikë më shumë se kundërshtari(30-22).

Më të dalluarit në këtë fitore të madhe të Yllit sonte ishin, Garrius Holloman me, double-double fenomenal(29pk, 11krc), Leonard Mekaj me 21 pikë, si dhe Alban Veseli me 18 pikë.

Tek Ponte më të mirët ishin, Malcolm Canada me 23 pikë, Urim Zenelaj me double-double(15pk, 13krc), si dhe Christofer Waller me 13 pikë.

Pas kësaj fitore, Ylli blindon pozitën e  dytë në tabelë me 43 pikë, përderisa Ponte Prizreni mbetet në pozitën e 4-të me 37 pikë.

Komentet janë të mbyllura.