‘ARKITEKTI’ I YLLIT: DJEMTË TANË LUFTUAN SHUMË, TITULLI I MERITUAR
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i Golden Eagle Yllit i cili mund të llogaritet prej më meritorëve, pse skuadra nga Theranda u shpall kampione e Kosovës, ka folur pas përfundimit të finales.
Beqiragiq tha pas ndeshjes se skuadra e tij luftoi shumë për fitore dhe ato çfarë u folën në seancat stërvitore dhe gjatë ndeshjeve u futën në funksion e kjo dha rezultat dhe solli trofe.
”Me të vërtetë arritje e madhe për ne, fituam dy trofe brenda pak kohësh, falë lojës së mirë që shfaqën lojtarët tanë. Natyrisht meritat janë të të gjithëve, dua të falenderoj në veçanti sponzorin Golden Eagle, që na besoi dhe ne ja shpërblyem. Dua të ceki edhe një gjë: Para se të vija te Ylli më telefonuan disa njerëz dhe më thanë, mos shko në Suharekë, ata nuk kanë fituar dhe nuk do të mund të fitojnë tituj, unë ju ktheva me faleminderit. Erdha këtu dhe tani ju them se kam fituar dy tituj, Ligën Unike dhe titullin e kampionit”, u shpreh trajneri boshnjak i Yllit pas ndeshjes.
Të kujtojmë se Beqiragiq në stinorin e kaluar fitoi Kupën e Kosovës me Pejën, ndërsa sivjet mposhti në dy finale me Yllin, pikërisht ish-skuadrën, Pejën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.