ZEKIQI: KURORËZIMI ME TITULL KAMPIONI, NDJENJË E PAPËRSHKRUAR
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas fitimit të titullit të kampionit me skuadrën e Yllit, pas ndeshjes është prononcuar edhe basketbollisti mitrovicas, Samir Zekiqi.
Zekiqi ka thënë se me fitimin e titullit të kampionit, ka përmbushur synimet me therandasit.
”Ndjenjë e papërshkrueshme më në fund pas dy sezoneve këtu me Valonin, ne përfunduam misionin, si une dhe si Valoni jemi këtu qe dy vite. Normalisht që mund të ketë ulje dhe ngritje, por në fund me qenë krejtë bashkë dhe mu kurorëzu me këtë titull është shumë ndjenjë e papërshkruar”, potencoi Zekiqi pas finales së fituar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.