Basketboll

KJO ËSHTË PESËSHJA MË E MIRË E STINORIT NË SUPERLIGËN E KOSOVËS SIPAS ‘THE SPECIAL ONE’

Prishtinë(AsistiOnline) – Pesëshen më të mirë të stinorit në Superligën e Kosovës e ka përzgjedhur edhe trajneri karizmatik nga Prizreni, Arbnor Rifati.

Në prononcimin e tij për AsistiOnline.com, ”The Special One” ka përzgjedhur emrat e 5 basketbollistëve që sipas tij, janë më të mirët e këtij edicioni në elitën kosovare.

”Sipas meje kjo do të ishte pesëshja më e duhur: 1.Kwame Vaughn, 2.Darrell Davis, 3.Erjon Kastrati, 4.Drilon Hajrizi, 5.Brandon Walters”, u shpreh Rifati për AsistiOnline.com

Të kujtojmë se skuadra e Ponte Prizrenit e udhëhequr nga Rifati, ishte lidere e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.