Basketboll

S’I BËN PËRSHTYPJE SE ISHTE LIDERE, MEMPHISI MPOSHT UTAH JAZZIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Memphis Grizzlies e ka fituar duelin e parë çerekfinal ndaj Utah Jazzit në Konferencën Perëndimore të NBA-së.

Përkundër se Utah Jazz ishte lidere e stinorit të rregullt në Perëndim, duke se kjo nuk i interesoi fare skuadrës së Memphisit, që në ”Vivinit Arena” të Utahit mposhtën Jazzin me shifrat e ngushta 109-112.

Rrjedha e këtij dueli ishte tejet tejet interesante dhe me rezultat të ngushtë e në sekondën e fundit, kroati Bojan Bogdanovic e kishte mundësinë ta dërgojë ndeshjen në vazhdime, por dështoi nga tentimi për tre pikë dhe Grizzlies fituan ndeshjen.

Dillon Brooks me 31 pikë e Ja Morant me 27 sosh, ishin dy individët më të dalluar të Memphisit në këtë fitore tejet të vlefshme.

E tek Jazz s’mjaftuan për fitore, Bojan Bogdanovic me 29 pikë e as Mike Conley me 22 sosh.

Memphisi tash merr avantazhin fillestar të serisë çerekfinale të Perëndimit ndaj Jazz në 1-0 e skuadra që arrin katër fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.