Basketboll

MUJO THAÇI I BRONZTË NË GJEORGJI ME DINAMO TBILISIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Dinamo Tbilist e drejtuar nga trajneri i ri shqiptar, Mujo Thaçi e ka fituar ndeshjen për medaljen e bronztë apo vendin e tretë në elitën gjeorgjiane të basketbollit.

Dinamo ka triumfuar në sfidën për vendin e tretë, ndaj rivalit lokal Cactus Tbilisi me rezultat të përgjithshëm të ndeshjes 85-95, për t’ju gëzuar kështu një triumfi tejet të rëndësishëm atje.

Luka Bulashvili me 28 pikë e Nika Darbaidze me 22 pikë, ishin më të merituarit në këtë fitore me tejet rëndësi për skuadrën e Mujës sot.

Të kujtojmë se skuadra e Mujo Thaçit javën që lamë pas u eliminua nga gjysmëfinalja. Përkunder humbjes në atë fazë, Muja me skuadrën e tij duhet të mbajnë kokën lartë sepse u eliminuan vetem në çastet e fundit të ndeshjes së tretë dhe me seri të përgjithshme 2-1. Duke luftuar deri në fund për kualifikim në finale, por që fati nuk ishte në anën e tyre e me patjetër duhet cekur edhe gabimet e shumta në referim që i pamundësuan fitoren skuadrës së drejtuar nga Muja.

Padyshim që vetë arritja në gjysmëfinale sivjet e skuadrës së Dinamos nga pozita e 7-të, është një arritje e madhe, për faktin se në 20 vitet e fundit nuk ka ndodhur në basketbollin gjeorgjian që një skuadër nga kjo pozitë të arrijë në këtë fazë të garave.

Këto suksese të tij me skuadrën e Dinamos, ju kanë rënë në sy shumë skuadrave të cilat e kanë kontaktuar Mujën që nga tash për ta pasur në krye të ekipeve të tyre, porse cila do jetë e ardhmja e tij, mbetet të shihet në javët në vijim.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.