Basketboll

HISTORIKE: EFESI FITON TITULLIN E PARË NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efes është kampion i Euroligës për stinorin 2020/21.

Skuadra turke nga Stambolli ka arritur ta shkruajë historinë e klubit, duke fituar titullin më prestigjioz evropian në nivel klubesh, Euroligën e famshme duke mposhtur në finale Barcelonën 81-86.

Në një ndeshje tejet interesante që e arsyetoi epitetin e finales, Barcelona e nisi më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 22-15, ndërsa në të dytin Efesi u rikthye në lojë dhe e fitoi atë 14-24 dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e turqve 36-39.

Në pjesën e dytë, Efesi e filloi më mirë duke e fituar çerekun e tretë 22-26, ndërsa i fundit i takoi ngushtë Barcelonës 23-21, por që nuk u arrit përmbysja e avantazhin të Efesit dhe ky i fundit e fitoi titullin e parë të Euroligës në histori të klubit.

Individët më të dalluar në këtë tirumf historik të Efesit sonte ishin: Vasilije Micic me 25 pikë, Shane Larkin me 21 pikë e Sertac Sanli me 12 sosh.

Te Barcelona s’mjaftuan për fitore, Cory Higgin me 23 pikë e Kyle Kuric me 18 sosh.

Efesi arrin që me plotë meritë të kurorëzohet kampion i Euroligës pas një stinori me plotë sfida, ngritje e zbritje, por në fund ia doli. Barcelona përkundër se e mbylli stinorin e rregullt si lidere, arriti deri në finale të ”play off”-it, por nuk ia doli ta fitojë titullin që do të ishte i treti për ta në Euroligë.

Me kaq mbaron edhe ky stinor i Euroligës me AsistiOnline.com që gjatë tërë edicioni ju mbajti të informuar me rrjedhën e kampionatit ashtu siç do të duhej, ju falenderojmë për vëmendje dhe natën e mirë për sonte.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.