Basketboll

ABA-LIGA: EDHE BUDUCNOSTI BARAZON SERINË NDAJ CEDEVITAS

Prishtinë (AsistiOnline) – Edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale e Play Off-it të ABA Ligës, ka shkuar në serinë e ndeshjes së tretë.

Ekipi malazez Buducnost, ka mposhtur Cedevitën kroate(87-72), duke barazuar serinë në 1-1. Vendasit nga Podgorica e Malit të Zi e kanë dominuar ndeshjen e sontme ndaj ekipit kroat.

Ndeshjen më mirë e nisi ekipi mysafir Cedevita, duke e fituar çerekun e parë, 16-17. Por në të dytin, erdhi reagimi i Buducnostit dhe kjo bëri që çereku i dytë ti takoj ekipit vendas, 17-14.

Në pjesën e dytë, Buducnosti e ngriti avantazhin duke mbyllur çerekun e tretë me 25 pikë, duke e lënë Cedevitën me 19p të shënuara. Krejt në fund pa telashe, çereku i katërt i takoi edhe më thellë ekipit të Dino Repesës(29-22) që e fitoi takimin me plotë meritë në fund.

Edwin Jacskon me 15 pikë, ishte më i dalluari në fitoren e malazezëve sonte. Por me lojë të mirë u shquan edhe Noris Cole, Nemanja Gordic, Goga Bitadze si dhe Danilo Nikolic, që të gjithë me nga 10 pikë.

Tek Cedevita, Jacob Pullen me 18 pikë, si dhe Justin Cobbs e Filip Kruslin me nga 11 pikë, ishin më të dalluarit.

Komentet janë të mbyllura.