Basketboll

19 VJEÇAR, MVP I ABA-LIGËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Djaloshi 19 vjeçar me prejardhje nga Gjeorgjia, Goga Bitadze është shpallur sot MVP i njërës ndër ligat më të forta në basketbollin europian.

Bitadze që sivjet me shumë sukses, po i mbron ngjyar e ekipit malazez Buducnost Voli. Para ndeshjes, Buducnost – Cedevita, nga drejtuesit e ABA Ligës është përzgjedhur si MVP i stinorit të rregullt si dhe lojtari më perspektiv i vitit.

Djaloshi nga Gjeorgjia nuk është se ka kush e di çfarë karriere të pasur. Në stinoret 2015/18, ka luajtur për ekipin serb Mega Leks dhe nga atje është transferuar tek Buducnosti ku luan aktualisht.

Bitadze luan në pozicionin e qendrës dhe është i gjatë 2.12cm. Çfarë e veçon është mosha e tij e re, vetëm 19 vjeç dhe lojtar tejet i talentuar dhe ambicioz, por mbi të gjitha punëtor i madh.

Përderisa statistikat e tij, sivjet me Buducnostin janë, 12.1 pikë, 4.8 kërcime, 0.6 asistime si dhe 0.7 vjedhje topash, për ndeshje.

Komentet janë të mbyllura.