Basketboll

EKIPI ME REKORD TË ASISTIMEVE PËR NJË NDESHJE SIVJET (TOP-5SHJA)

Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me ekipet që patën rekordin e asistimeve në një ndeshje sivjet.

Ylli është skuadra me më së shumti asistime në një ndeshje pasi, në duelin e 23 dhjetorit kundër Trepçës, shpërndau plot 30 topa. Pozitën e dytë e mbanë Prishtina me 29 asistime kundër Trepçës , më 1 nëntor të vitit të kaluar kurse vendet 3 dhe 4 shkojnë për Ponten dhe Trepçën që asistuan nga 28 herë, Ponte ndaj Rahovecit me 21 mars, respektivisht Trepça kundër Pontes me 10 prill. Top 5-shen e skuadrave më të mira asistuese në një ndeshje e mbyll Trepça, e cila me 18 mars bëri 27 asistime ndaj Yllit.

GOLDEN EAGLE YLLI  MBRET I ASISTIMEVE 

  1. GOLDEN EAGLE YLLI     30 AST
  2. SIGAL PRISHTINA           29 AST
  3. PONTE PRIZRENI           28 AST
  4. TREPÇA                           28 AST
  5. TREPÇA                           27 AST

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.