CILAT ISHIN EKIPET ME MË SË SHUMTI LOJTARË NË 5-SHE TË JAVËS KËTË STINOR?
Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me ekipet që patën lojtarë më së shumti në pesëshen e javës.
Edicioni i sivjetmë i cili ishte shumë i zjarrtë, plotë me ndeshje të bukura dhe dramatike, solli individë që shkëlqyen dhe dominuan më shumë se tjerët.
Me lojën e tyre ata u dalluan dhe lanë gjurmë në statistikat individuale duke dominuar dhe zënë vend shumë shpesh në pesëshen e Javës në Asist.
Me shfaqjet e tij fantastike më dominuesi prej të gjithëve ishte reprezentuesi i Kosovës që fillimisht e nisi tek Peja e pastaj kaloi tek Trepça: Drilon Hajrizi.
Ai sivjet pati edicion personal të suksesshëm dhe spektakolar në elitën e basketbollit kosovar. Plotë 12 herë, që është rekord sivjet.
I dyti me më së shumti përzgjedhje në pesëshe është qendra dominuese e Pejës, Brandon Walters i cili kte e bëri 7 herë në vetëm pak javë ndërsa një lojtar tjetër gjigant që pati stinor të shkëlqyeshëm, sidomos në vjeshtë, ishte alo-qendra e Ponte Prizrenit, Josh Martini i cili po ashtu u përzgjodh 7 herë.
Në pozitën 4 është organizatori dinamik i Pontes, Divine Myles i cili sivjet ishte padyshim një nga pikat më të forta e skuadrës prizrenase dhe zuri vend 6 herë në pesëshen e javës. Listën e mbyll lojtari që fascinoi në vjeshtë tek Rahoveci, Isiah Traylor me po ashtu 6 zgjedhje në mesin e më të mirëve të Javës.
DRILON HAJRIZI REKORDMEN I EDICIONIT 2020/2021
- DRILON HAJRIZI (PEJ-TRE) 12
- BRANDON WALTERS (PEJ) 7
- JOSH MARTIN (PPZ) 7
- DIVINE MYLES (PPZ) 6
- ISIAH TRAYLOR (RAH) 6
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.