Basketboll

INDEKSI MË I LARTË I NJË LOJTARI NË NJË NDESHJE (REKORDI DHE TOP-5SHJA)

Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me lojtarët që patën indeksin më të lartë në një ndeshje.

Sa i përket lojës së vlefshme apo indeksit brenda një ndeshjeje, kte edicion patëm 5 basketbollistë që u dalluan nga të tjerët. Rekordin e mbanë gjiganti i Pejës Brandon Walters i cili në duel ndaj Bashkimit, me 20 mars 2021 u vlersua me indeksin fantastik prej +51.

Në pozitat 2 dhe 3 janë Marvin Jones i Rahovecit dhe Ivan Koljeviq i Trepçës me indekset prej +42. Jones këtë e bëri me 28 dhjetor 2020 dhe paraqitjen fenomenale ndaj Vëllaznimit ndërsa Koljeviqi ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e Trepçës ndaj Pejës në datën 30 janar të këtij viti.

Krejt në fund, në pozitat 4 dhe 5 i kemi dy basketbollistë me indeks identik prej plus 41: Drilon Hajrizin dhe Emmanuel Omogbon. Driloni kte notë e meritoi pas paraqitjes fantastike me triple-double kundër Pontes me 24 Dhjetor 2020, ndërsa Emogbo në anën tjetër indeksin fantastik prej +41 e arriti me 24 Shkurt 2021 në duelin që Vëllaznimi e fitoi ndaj Sigal Prishtinës.

BRANDON WALTERS MBAN REKORDIN PËR EDICIONIN 2020/2021

  1. BRANDON WALTERS (PEJ)                            +51
  2. MARVIN JONES             (RAH)                        +42
  3. IVAN KOLJEVIQ (TRE)                                     +42
  4. DRILON HAJRIZI (PEJ)                                    +41
  5. EMMANUEL OMOGBO (VLL)                           +41

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.