MBYLLET STINORI I RREGULLT NË LIGËN E FEMRAVE, BASHKIMI NIS PLAY OFF-IN SI LIDER
Prishtinë (AsistiOnline) – Në javën që lamë pas, me xhiron e 28-të është mbyllur stinori i rregullt në Superligën e Femrave.
Në xhiron e fundit, kryesisht janë arritur rezultate të pritura.
Prishtina ka mposhtur thellë Sferën, 103-39. Ndërsa, fitore ka shënuar edhe Trepça ndaj Dritës, 44-27.
Përderisa, Vëllaznimi ka mposhtur me rezultat të ngushtë Kastriotin e Ferizajit, 62-58. Penza e ka fituar me rezultat zyrtarë, takimin ndaj Vushtrrisë 20:0 për arsyje se ekipi mysafirë nuk ka udhëtuar fare në Pejë, për ta zhvilluar ndeshjen.
Pas përfundimit të kësaj xhiro-je, mbyllet stinori i rregullt dhe Bashkimi i Prizrenit do e nis Play Off-in e garës si lider i tabelës. I pasuar nga Prishtina dhe Penza dhe befasia e këtij Play Off-i që do të jetë Kastrioti, që sivjet ka lënë jashtë top-katërshes, Trepçën e Mitrovicës.
Komentet janë të mbyllura.