Basketboll

FINLANDA DHE MAXHUNI E NISIN ME HUMBJE TË NGUSHTË TURIN E MIQËSOREVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Finlandës në të cilën luan edhe kosovari, Edon Maxhuni, sot ka zhvilluar një miqësore me Republikën Çeke.

Në këtë duel finlandezët u mposhtën ngushtë nga çekët me rezultatin 93-85.

Mitrovicasi, Edon Maxhuni u paraqit për 16 minuta dhe realizoi 5 pikë, 3 asiste e 2 kërcime, duke bërë një performancë solide.

Duhet cekur se në këtë duel, Finlanda u paraqit kryesisht me lojtarë të rinjë, prej tyre 5 sosh në moshën 18 vjeçare.

Të kujtojmë se sivjet Finlanda u kualifikua në Eurobasketin që mbahet në vitin e ardhshëm në katër shtete, Çeki, Gjeorgji, Itali, Gjermani.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.