Basketboll

PHOENIXI SPASTRON DENVERIN E JOKICIT, BËHET FINALISTI I PARË I PERËNDIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Phoenix Suns është finalisti i parë i Konferencës i Konferencës së Perëndimit në NBA.

Ekipi i drejtuar nga Monty Williams që sivjet shkëlqeu nga fillimi i sezonit, ka mposhtur dhe eliminuar pastërt skuadrën e Denver Nuggets 118-125.

Dyshja më e mirë e ekipit, Chris Paul me 37 pikë e Devin Booker me double-double(34pk, 11krc), spikatën në këtë triumf të madh të Sunsit.

Te Denveri s’mjaftuan për mbajtje në lojë, Will Barton me 25 pikë e Nikola Jokic me 22 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 4-0, Phoenix Suns kalon në finale të Konferencës Perëndimore. Ndërsa, Nuggets eliminohet nga garat.

Në finale të Konferencës, Suns e presin fituesin e duelit, Utah Jazz-LA Clippers, atje ku seria aktuale është 2-1 në favorin e Jazz.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=m4ANtGhiUE8

 

Komentet janë të mbyllura.