Basketboll

I BIRI I MUJO THAÇIT FTOHET NË PËRFAQËSUESEN E MAQEDONISË

Prishtinë(AsistiOnline) – I biri i ish-basketbollistit të madh shqiptar, Mujo Thaçit, Meti Thaçi është ftuar në grumbullim me Përfaqësuesen e Maqedonisë.

18 vjeçari nga Shkupi, Meti Thaçi është ftuar në grumbullim nga selektori i Maqedonisë U-18, për ndeshjet e Kampionatit Evropian – Divizioni A në të cilin ky shtet do të ketë punë me super-kundërshtarët sikurse: Spanja, Kroacia, Gjermania dhe Serbia.

Përveç Metit nga shqiptarët e Maqedonisë në këtë grumbullim është ftuar edhe shqiptari tjetër poashtu nga Shkupi, Rrezart Mehmedi.

Meti Thaçi ka pasur një stinor individual tejet të mirë me Vardarin e Shkupit në Maqedoni dhe premton shumë në të ardhmen si lojtar e Rrezarti luan te Aurora Basket në Serie B të Italisë dhe shihet poashtu si një lojtar tejet perspektiv.

Në të kaluarën, Meti kishte shprehur haptazi dëshirën për ta përfaqësuar Kosovën, por që më pastaj nuk ka pasur kontakte dhe s’është ftuar tek shteti ynë. Definitivisht duhet të jemi sa më vigjilentë në këtë aspekt dhe të mos i lëmë lojtarët si Meti, apo edhe Rrezarti të na ikin, por ti ftojmë tek Kosova jonë, sepse vetëm të bashkuar jemi më të fortë.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.